Ballina Shëndeti Koronavirusi Shkoi në Turqi për kurim të specializuar, Covid-19 i merr jetën oficerit...

Shkoi në Turqi për kurim të specializuar, Covid-19 i merr jetën oficerit të Policisë në moshën 55-vjeçare

Oficeri i Policisë Kufitare të Drejtorisë së Durrësit, Bibë Dodë Qokaj ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.

A është sjell i pajetë me një avion çarter nga Stambolli, ku kishte shkuar për mjekim të specializuar.

Qokaj vdiq në moshën 55-vjeçare, duke mos triumfuar në betejën e mundimshme me Covid-19. Mësohet se varrimi i tij do të bëhet sot në qytetin e lindjes dhe aty ku ushtroi profesionin, në Durrës.

Ndërkaq, familjarët raportohet se kanë kërkuar mirëkuptim për respektimin e protokolleve anti-Covid.

“Dhimbje dhe lot, e pabesueshme por e vërtetë, një avion Çarter sjell nga Stambolli trupin e pajetë të oficerit të policisë Kufitare të Drejtorisë së Durrësit Bibë Dodë Qokaj. Kjo sëmundje e pabesë e shekullit u tregua e pamëshirë me djalin tonë 55 vjeçar.

Sa njerëz prite e përcolle në Portin e Durrësit prej 20 vjetësh me buzëqeshjen tënde fisnike e sonte veshe në zi Rinasin e Durrësin. Biri i familjes fisnike të Pal Mark Elezit të Mirashmarkajve Curraj i Eperm Nikaj – Mertur , nipi i Prek Pal Qokaj “që nuk iu ngri ma nxirrje në dorë në Zeledinë”.

Eh more Bibë djali veshe Curraj e Nikaj – Mertur e Palq në zi, lot e dhimbje për të ritë tënd e për shpirtin tënd të bardhë e të dlirë” shkruhet në faqen Nikaj Mertur News.

@tn.lajmelokale
@tetovanews