Ballina Aktualitet Tragjike! Koronavirusi iu merr jetën brenda tri ditësh dy vëllezërve biznesmenë nga...

Tragjike! Koronavirusi iu merr jetën brenda tri ditësh dy vëllezërve biznesmenë nga Kosova

Familja Bytyqi nga Suhareka është t r o n d i t u r në ditët e fundit, pasi dy anëtarët e familjes, vëllezërit, Nurish dhe Hysen Bytyqi kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Hysen Bytyqi ndërroi jetë të premten, kurse Nurish Bytyqi ka v d e k u r sot. Te dy ishin të infektuar me koronavirus.

Dy vëllezërit ishin të njohur me bizneset e tyre në qytetin e Suharekës. Njëri merrej me artari, kurse tjetri me hotelieri.

Në një bilanc të përgjithshëm, sipas të dhënave nga IKShPK në Kosovë kanë ndërruar jetë 1305 persona si pasojë e koronavirusit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews