Ballina Sport Afrimi i parë te PSG, Pochettino piketon yllin e Premier League

Afrimi i parë te PSG, Pochettino piketon yllin e Premier League

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, i ka idetë e qarta për ndërtimin e ekipit të tij. Argjentinasi ka të gjithë mbështetjen e drejtuesve në merkato dhe sipas raportimit të “Sky Sports” tekniku e ka piketuar një lojtar.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba, i cili vazhdon të vuajë tek “Djajtë e Kuq”. Pochettino e njeh mirë francezin, pasi është përballur disa herë me të kur ai drejton Tottenhamin.

Duhet theksuar se për kampionin e Botës me Francën gara është shumë e ashpër, pasi në lojë janë klube si Real Madrid apo Juventus. Gjithesesi, të gjithë e dimë forcën ekonomike që PSG ka dhe në merkaton e verës pritet dhe oferta zyrtare e kampionëve të Ligue 1. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews