Ballina Bota Austria ashpërson masat kufizuese: Maskat Ffp2 tashmë të detyrueshme në ambientet e...

Austria ashpërson masat kufizuese: Maskat Ffp2 tashmë të detyrueshme në ambientet e jashtme

Në Austri, pandemia nuk po ngadalësohet në mënyrë të ndjeshme, pavarësisht se vendi është në bllokim që prej Krishtlindjes. Për këtë arsye, nga sot ka nisur detyrimi për të mbajtur maska ​​Ffp2 nëpër dyqane edhe në transportin publik.

Ndërkaq distanca sociale shkon nga një metër në 2 metra.

Detyrimi i Ffp2 zbatohet gjithashtu edhe për ata që hipin në makinë me njerëz me të cilët nuk jetojnë, për vizita në spitale dhe shtëpi pensioni dhe për pasagjerët e Austrian Airlines.

Në Vjenë, Ffp2 duhet të mbahet edhe në zyrat publike. Gjoba është 25 euro, 40 euro në trenat Oebb dhe 50 euro në transportin publik në Vjenë.

Disa supermarkete, në një fazë të parë, po shpërndajnë maskat Ffp2 falas, ndërsa të tjerët po i shesin ato për 59 cent. (ANSA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews