Ballina Bota Betohet Joe Biden, merr zyrtarisht detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara...

Betohet Joe Biden, merr zyrtarisht detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Joe Biden ka bërë betimin vetëm pak minuta më parë. Kështu demokrati ka marrë detyrën si president. Ai është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu betimin e ka bërë edhe zëvendës presidentja Kamla Harris.

Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën. Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump. Kongresi miratoi fitoren e tij më 6 janar.

Inaugurimi është një ceremoni zyrtare që shënon fillimin e një presidence të re në Shtetet e Bashkuara dhe, sipas ligjit, zhvillohet më 20 janar në Uashington.

Ndërsa Presidenti bën betimin me fjalët: “Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.

Si asnjëherë më parë ceremonia e inaugurimit të presidentit u zhvillua në masa të rrepta sigurie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Masat u morën për shkak të dhunës që u ushtrua më 6 janar në ndërtesën e Kaptol nga mbështetës të ish-presidentit Trump.

E veçanta e kësaj ceremonie ishte padyshim edhe fakti se presidenti në largim nuk mori pjesë në betimin e pasardhësit të tij.

Gjithashtu pjesëmarrja e publikut në ditën e inaugurimit ishte rreptësishtë e kufizuar për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe presidenti Biden dhe zëvendësja e tij Herris e të gjithë pjesëmarrësit mbajtën maska.

@tn.lajmelokale
@tetovanews