Ballina Bota Biden nënshkruan urdhra ekzekutivë për kujdesin shëndetësor

Biden nënshkruan urdhra ekzekutivë për kujdesin shëndetësor

Presidenti Joe Biden nënshkroi disa urdhra ekzekutivë mbi kujdesin shëndetësor të cilat synojnë të ndihmojnë ata që kanë humbur sigurimin shëndetësor gjatë pandemisë.

Gjatë kësaj periudhe shumë amerikanë kanë humbur vendet e punës e për pasojë edhe siguracionin shëndetësor.

“Ndërsa vazhdojmë të luftojmë ndaj COVID-19-s, është e rëndësishme që amerikanët të kenë qasje tek kujdesi i përballueshëm shëndetësor”, thuhej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Në Shtetet e Bashkuara prej fillimit të pandemisë më shumë se 429,000 persona kanë humbur jetën nga COVID-19.

Të mërkurën drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky u tha gazetarëve se sipas parashikimeve deri më 20 shkurt numri i të vdekurve mund të arrijë nga 479,000 në 514,000 raste.

Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shëndetësisë po përpiqen të rrisin numrin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor që merren me vaksinimin.

Zyrtarët e shëndetësisë kërkojnë nga Kongresi që të miratojë projektligjin e administratës Biden i cili synon rritjen e kapaciteteve për vaksinat dhe testet.

Zyrtarët thonë se administrata po punon për të përmbushur qëllimin e Presidentit Biden për kryerjen e të paktën 100 milionë vaksinimeve në 100 ditët e para të tij në detyrë./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews