Ballina Bota Britania regjistron numër rekord viktimash nga Covid-19

Britania regjistron numër rekord viktimash nga Covid-19

Britania e Madhe, e përballur që prej disa javësh me një rritje të konsiderueshme të rasteve me COVID-19, ka regjistruar sot 1 610 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri, një rekord që prej fillimit të pandemisë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo shifër e çon bilancin total në këtë vend, më i prekuri në Europë nga pandemia, në 91 470 të vdekur, theksoi ministria.

Duke filluar një rënie për disa ditë, numri i rasteve të identifikuara në 24 orë u rrit në 33 355, duke e çuar totalin e personave të testuar pozitivisht në 3 466 849. Rikufizuar për herë të tretë që nga fillimi i janarit, me një shërbim shëndetësor nën një presion shumë të fortë, Britania e Madhe po përballet me një shpërthim të kontaminimeve që i atribuohen një varianti të ri të koronavirusit, që konsiderohet të jetë shumë më ngjitës nga autoritetet shëndetësore britanike.

Me shpresën se kufizimet mund të qetësohen shumë gradualisht, qeveria britanike ka filluar një program ambicioz të vaksinimit masiv, me synimin për të imunizuar 15 milionë persona deri në mes të shkurtit, duke përfshirë kujdestarët dhe të gjithë mbi 70 vjeç. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, më shumë se 4,26 milionë persona kanë marrë tash.

@tn.lajmelokale
@tetovanews