Ballina Bota Brymë në Sahara për herë të katërt në 42 vjet

Brymë në Sahara për herë të katërt në 42 vjet

Një fotograf lokal ka përjetëuar fenomenin e brymës në Sahara, një ngjarje shumë e rrallë, e cila shndërron shkretëtirën afrikane në një peizazh marsian.

Këto ditë, shkretëtira e Saharasë ka qenë skena e një ngjarjeje të rrallë, e cila ka ndodhur vetëm katër herë në 42 vitet e fundit. Sipërfaqja e shkretëtirës, ​​e ndriçuar nga dielli, ka filluar të shkëlqejë për shkak të brymës. Dhe një fotograf vendas, Karim Bouchetata, i cili ishte atje, na dha mundësinë për të admiruar këtë pamje të pazakontë.

Saharaja është shkretëtira më e madhe e nxehtë në botë, ajo shtrihet për gati 9 milionë kilometra katrorë, nga Oqeani Atlantik në Detin e Kuq dhe ta shohësh atë “të pikturuar” me të bardhë është mjaft e pazakontë. Megjithatë, nuk është e pazakontë të shohësh dëborë në Afrikë. Kilimanxharo në Tanzani normalisht është i mbuluar nga dëbora, ndërsa në malet Atlas, vetëm 72 kilometra nga Marrakech, ekziston vendpushimi më i lartë i skive në Afrikë, Oukaimeden, në një lartësi prej 3200 metrash.

Rëra afrikane, herë pas here, bëhet gjithashtu protagoniste e një fenomeni … të kundërt, duke e kthyer borën në një ngjyrë të kuqe-portokalli, siç në 201, për shkak të erës. Rëra, pluhuri dhe grimcat e polenit mblidhen nga stuhitë që vërtiten nëpër Afrikën e Veriut, barten në Evropë dhe këtu përzihet me grimcat e ujit në atmosferë, pastaj bie si bora me ngjyrë portokalli.

@tn.lajmelokale
@tetovanews