Ballina Bota “Çmendet” moti në Itali, temperatura 25°C, çelin edhe mimozat e para

“Çmendet” moti në Itali, temperatura 25°C, çelin edhe mimozat e para

Një valë anormale e të nxehtit ka mbërritur ditët e fundit në Siçili, duke bërë që të lulëzojnë edhe pemët e mimozës.

Sipas meteorologëve italianë, vala e të nxehtit ka ardhur nga zemra e Afrikës, ndërsa në disa zona termometri ka shënuar 25 gradë celcius.

“Ky fenomen është shqetësues për fermerët, pasi kjo tendencë mund të shkaktojë stres në segmente të ndryshme të prodhimit”, shprehen ata. Ishulli ka rreth 900 kompani kompani hortikulturore që shtrihen në një sipërfaqe prej 1,500 hektarë, tashmë të prekura nga pandemia e koronavirusit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews