Ballina Bota Covid-19, Gjermania forcon masat ndaj udhëtarëve të huaj

Covid-19, Gjermania forcon masat ndaj udhëtarëve të huaj

Gjermania prezanton sot planin e ri të masave shtrënguese kundër pandemisë për sa i takon hyrjeve të të huajve në vend.

Sikurse bëri me dije në një konferencë dje ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, në plan është bllokimi i hyrjeve në vend të udhëtarëve nga Britania e Madhe, Portugalia, Afrika e Jugut dhe Brazili, pas rasteve të shtuara me variantin e ri të koronavirusit.

Seehofer shtoi se është i nevojshëm një plan i përgjithshëm i BE në lidhje me këtë çështje.

Ekziston frika se mutacionet mund të jenë më ngjitëse ose të shkaktojnë simptoma më të rënda. Mutacioni i Mbretërisë së Bashkuar dyshohet se ka më shumë të ngjarë të shkaktojë kollë sesa llojet e vjetra të Covid-19, por nuhatja dhe shija duken më pak të prekura, sipas të dhënave të lëshuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare të MB të mërkurën.

Ekziston gjithashtu pasiguri nëse vaksinat aktuale Covid-19 në treg janë më pak efektive kundër varianteve të reja. Sidoqoftë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi javën e kaluar se variantet mund të minojnë potencialisht vaksinat në të gjithë botën./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews