Ballina Bota Demokratët prezantojnë rezolutën për gjykimin e Trumpit: Nxitës i K R Y...

Demokratët prezantojnë rezolutën për gjykimin e Trumpit: Nxitës i K R Y E N G R I T J E S!

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara prezantoi një rezolutë për  gj y k i m i n  e presidentit Donald Trump, nën  a k u z a t  për “nxitje të  k r y e n g r i t j e s”. Demokratët që udhëheqin këtë dhomë të Kongresit amerikan, e fajësojnë Trumpin për nxitje të trazirave, javën e kaluar, në Kongres.
Pesë vetë kanë mbetur të  v d e k u r, pasi mbështetësit e Trumpit kanë  s u l m u a r  dh u n sh ë m  ndërtesën e Kongresit dhe janë  p ë r p l a s u r  me policinë.

Paraprakisht, Trump ka mbajtur një fjalim përpara mbështetësve, duke i përsëritur pretendimet e pabaza për mashtrime në zgjedhjet e 3 nëntorit, në të cilat sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden, ka dalë fitues. Trump ka thënë përpara turmave se ai “nuk do të dorëzohet kurrë” dhe, shumë shpejt pas fjalimit, turmat kanë  s u l m u a r  Kongresin.Në rezolutën e prezantuar nga demokratët thuhet se Trump i është adresuar një tubimi, përpara se mbështetësit e tij të kryenin  s u l m i n. Ai bëri deklarata që “inkurajuan dhe rezultuan në mënyrë të parashikueshme” me veprimet e paligjshme në Kongres, thuhet në rezolutë.

Rezoluta për  gj y k i m i n  e presidentit – proces që ndryshe njihet si impeachment – vjen pasi republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve e bllokuan kërkesën e demokratëve për të nxjerrë një rezolutë tjetër, që do t’i bënte thirrje nënpresidentit Mike Pence të aktivizojë Amendamentin 25 të Kushtetutës amerikane, për largimin e Trumpit menjëherë nga zyra.

Çfarë është “impeachment”?

Procedura për shkarkimin e presidentit që në anglisht njihet si “impeachment” do të thotë të ngresh  a k u z a  në Kongres, që do të përbëjnë bazën për gjykim. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara thotë se një president largohet nga detyra për “t r a dh t i, ryshfet, shkelje të rëndë ose  k u n d ë r v a j t j e  të tjera”.
Procedura për shkarkim zhvillohet në dy faza. Nis me seanca dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve dhe, nëse miratohet me shumicë të thjeshtë, procesi kalon në Senat, ku edhe mbahet  gj y k i m i. Në Senat, pastaj, duhen dy të tretat e votave për largimin e presidentit nga detyra dhe një gjë e tillë nuk është arritur kurrë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Në vitin 2019, Trump është përballur edhe me një proces të impeachment-it. Trump është  a k u z u a r  se i ka bërë presion Ukrainës për të zbuluar informacione të dëmshme për Joe Bidenin, i cili pritej të ishte rival i tij në zgjedhjet e vitit 2020, dhe djalin e tij Hunter. Hunter ka punuar për një kompani ukrainase, kur Joe Biden ka qenë nënpresident i SHBA-së. Në këmbim të favoreve nga Ukraina, Trump akuzohej se ka mbajtur dy gjëra pezull: ndihmën ushtarake për Ukrainën, në vlerë prej 400 milionë dollarësh, dhe një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas. Me këto veprime, sipas demokratëve, Trump ka  a b u z u a r me pushtetin, pasi ka përdorur zyrën e presidentit për përfitime politike personale dhe në dëm të  s i g u r i s ë  kombëtare. Senati, megjithatë, ka votuar kundër shkarkimit të presidentit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews