Ballina Top Lajm E trishtë/Ndahet nga jeta në moshë të re ballisti nga Tetova, Vigan...

E trishtë/Ndahet nga jeta në moshë të re ballisti nga Tetova, Vigan Idrizi-Fronti (FOTO)

Ndahet nga jeta njëri prej tifozëve më të zjarrtë të Shkëndijës, Vigan Idrizi, anëtari i tifo grupit “Ballistët”, i njohur si “Fronti”

Sonte u nda nga jeta Vigan Idrizi – FRONTI.
Një njeri shumë meritorë në historinë e Ballistëve.
Ballistët shprehin ngushllime familjes…

ISHE DHE MBETESH ME NE!
FRONTI Old School, thuhet në faqen e ballistëve në fb Ballistet Tetove 1992 (Official)

Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”.
Të nderuar miq, kolegë, familjarë e dashamir, ju njoftoj se ndëroi jetë Djali jon Vigan Idrizi

Lutemi që i Madhi Zot ta Fal, Mëshirojë dhe ta bëjë nga banorët e Xhenetit të përjetshëm. Amin!
V a rr i m i  do të bahet pas namazit të ikindis te varezat e vjetra para derës arabatit ….

Ju informojne se per shkak te situtës aktuale nuk do të hapet derë për ngushëllime, ngushëllimet do te bëhen nëpermjet telefonit.
Familja Idrizi!

Përndryshe Vigan Idrizi (33 vjeç) ka ndërruar jetë në Klinikën e Shkupit, ku ishte transferuar një ditë më parë nga Spitali i Tetovës,  pasi koronavirusi i kishte shkaktuar komplikime të rënda shëndetësore, shkruan portali gazetapopulli.net

Do na mungosh vëlla!! 💔 🤲🏼 ◼️
Sonte na la Vigani, Fronti siç e njihnim të gjithë!
Djali dhe shoku më i urtë, më i sinqertë, dhe më bujar që kam njohur…../Arlind Zeqiri

Te Allahut jemi dhe vetem tek Ai do te kthehemi.
Ah be Vlla na doxhe Zemrat💔
Vigan Idrizi do na mungojsh shum 😭😭😭
O Zot fale, bekoje, meshiroje dhe me shkallen me te lart te Xhenetit gradoje. Amin Amin Amin./Samir Rushiti

@tn.lajmelokale
@tetovanews