Ballina Bota E veshur e gjitha me të zeza, ja si ia dha “lamtumirën”...

E veshur e gjitha me të zeza, ja si ia dha “lamtumirën” Shtëpisë së Bardhë Ivanka Trump (Foto)

Donald Trump është larguar sot nga Shtëpia e Bardhë, duke i hapur rrugë një mandati të ri, rivalit të tij, Joe Biden. Largimi i familjes Trump nga shtëpia presidenciale ishte në qendër të vëmendjes së të gjitha mediave botërore.

Si gjithmonë, Ivanka Trump ka ditur të jetë në qendër të vëmendjes edhe me paraqitjen e saj të fundit. Ajo bëri paraqitjen e saj të fundit si “Vajza e Parë”, teksa u pa të largohej nga shtëpia presidenciale.

Ajo u pa e veshur me një pallto të zezë prej 4.6 mijë dollarëve nga Alexander McQueen, e po ashtu kishte veshur një fustan të zi, e një palë këpucë të zeza, të cilat i kishte kombinuar aq bukur me një varëse ngjyrë ari.

Maska e saj po ashtu shkon perfekt me këtë veshje, teksa as ajo nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të 46 të SHBA-së Joe Biden.

@tn.lajmelokale
@tetovanews