Ballina Bota Elion Musk thyen një tjetër rekord, ja çfarë bëri kësaj radhe miliarderi

Elion Musk thyen një tjetër rekord, ja çfarë bëri kësaj radhe miliarderi

Një tjetër rekord ka thyer miliarderi Elion Musk. Reuters shkruan se ditën e djeshme ai ngriti 143 anije kozmike në një mision të vetëm.

Raketa “Falcon 9” që transportoi anijet kozmike u ngrit nga stacioni hapësinor “Cape Canaveral” në Florida dhe fluturoi përgjatë bregut lindor të saj. Falcon 9 transportoi 133 anije kozmike komerciale dhe qeveritare, si dhe 10 satelitë “Starlink”.

Nisja e këtyre anijeve kozmike në hapësirë do të kishte qenë një ditë më parë por për shkak të motit të keq u shty për ditën e djeshme.

SpaceX më parë ka nisur të orbitojë më shumë se 800 satelitë nga disa mijëra që nevojiten për të ofruar internet me shtrirje të gjerë globale.

Ky është një investim prej 10 miliardë dollarësh që vlerësohet se mund të gjenerojë 30 miliardë dollarë në vit, për të ndihmuar në financimin e programit të raketave ndërplanetare të Musk, të quajtur Starship.

@tn.lajmelokale
@tetovanews