Ballina Bota Ëndrra amerikane/ Mijëra emigrantë nga Hondurasi në këmbë drejt SHBA-së (VIDEO)

Ëndrra amerikane/ Mijëra emigrantë nga Hondurasi në këmbë drejt SHBA-së (VIDEO)

Të paktën 9000 migrantë nga Hondurasi që u nisën në këmbë për në Shtetet e Bashkuara, arritën të hynin në territorin e Guatemalës të premten në mbrëmje, pasi  th y e n  një  k o r d o n  të policisë duke thirrur ‘duam të kalojmë’, pa  p ë r p l a s j e  me  f o r c a t  e rendit, raporton AFP , transmeton Tetova News.

Turma arriti të hynte përmes pikës kufitare të ‘El Florido’ falë faktit që policia e Guatemalës nuk u përball me ta. Përdorimi i gazit lotësjellës tek fëmijët në errësirë ​​mund të kishte qenë fatal, tha një oficer policie.

https://youtu.be/sU6PQCdJx-0

Që nga pasditja e kësaj ë premteje, valët e migrantëve arritën në kufirin Honduras – Guatemalë, pasi filluan udhëtimin e tyre në agim në qytetin e San Pedro Sula .
Disa e kishin shkurtuar rrugën duke hipur në kamionë ose automjete në autostradë.

https://youtu.be/AGNfJi2OSF8

Migrantët ia dolën të futen në Guatemalë, por ata kanë shumë rrugë deri në kufirin me Shtetet e Bashkuara.

Migrantët thonë se po ikin nga Hondurasi i  g o d i t u r  rëndë nga kalimi i dy uraganëve në nëntor dhe mungesa e punës të shkaktuar nga pandemia, të cilat vështirësojnë jetën në një vendi të mbushur me  dh u n ë  të lidhur me  b a n d a t  e trafikut të d r o g ë s.

https://youtu.be/meiHtod4yMY

@tn.lajmelokale
@tetovanews