Ballina Bota Europa kaplohet nga i ftohti siberian (VIDEO)

Europa kaplohet nga i ftohti siberian (VIDEO)

E gjithë Europa është përfshirë këtë fundjavë nga një valë acari me origjinë nga Rusia.

Temperaturat disa gradë nën zero sollën këtë të diel në Romë flokët e para të një dëbore të pazakontë. Temperaturat arrijnë deri në minus 5 gradë, ndërsa parashikohet që ato të bien deri në minus 15 në zonat qendrore dhe jugore të vendit.

Dëbora e parë mbuloi edhe Parisin. Sasia e rënë nuk ishte shumë e madhe, por e mjaftueshme për argëtim në këto ditë të zymta Covid-i.

Dëbora e pazakontë e stuhisë Filomena të fundjavës së kaluar që i mori jetën 5 personave është ende të dukshme në kryeqytetin spanjoll Madrid.

Plot 1.4 miliardë euro është dëmi ekonomik i shkaktuar nga kjo stuhi, për shkak të mbylljes së bizneseve dhe transportit publik, ndërprerjes së shumë aktiviteteve e aksidenteve rrugore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews