Ballina Bota FBI: Ka plane për protesta të DH U N SH M E...

FBI: Ka plane për protesta të DH U N SH M E në 50 shtete

FBI-ja paralajmëron se ekzistojnë plane për protesta të armatosura në kryeqytetet e të 50 shteteve amerikane si dhe në Uashington, ndërkohë që afron dita e inaugurimit të presidentit të ri. Këto plane kanë rritur shqetësimin për  gj a k d e r dh j e  pas protestave të  dh u n sh m e  të javës së kaluar në Uashington.

Një qarkore e brendshme e FBI-së paralajmëron se, sipas analizave të bëra deri të dielën, protestat mund të fillojnë këtë javë dhe të vazhdojnë deri në ditën e inaugurimit të Presidentit të Zgjedhur Joe Biden, sipas zyrtarëve federalë që kishin lexuar hollësitë e njoftimit dhe folën me agjencinë e lajmeve Associated Press. Hetuesit besojnë se disa prej pjesëmarrësve bëjnë pjesë në grupe  e k s t r e m i s t e, thanë zyrtarët.

“Protesta të armatosura po planifikohen në kryeqytetet e 50 shteteve nga data 16 deri të paktën më 20 janar,” thoshte njoftimi i brendshëm sipas një zyrtari. Zyrtarët nuk kishin autorizim të flisnin publikisht, prandaj diskutuan me Associated Press me kusht anonimiteti.

FBI-ja kishte nxjerrë të paktën një paralajmërim tjetër të brendshëm para protestave të  dh u n sh m e  të javës së kaluar. Më 29 dhjetor, FBI-ja paralajmëroi për mundësinë e demonstratave të armatosura që kishin në shenjestër selitë e legjislaturave, tha zyrtari i dytë, raporton VOA.

Gjenerali Daniel Hokanson, kreu i Gardës Kombëtare tha të hënën në komentet për shtyp se Garda po analizon të gjitha shqetësimet në mbarë vendin:

“Po ndjekim zhvillimet në mbarë vendin, në bashkërendim të ngushtë me agjencitë lokale të rendit, në mënyrë që të ofrojmë mbështetjen që na kërkohet”.

Protestat e  dh u n sh m e  pasuan thirrje prej disa javësh për  dh u n ë  në Uashington përmes postimeve në internet, ndërsa afron fundi i mandatit të Presidentit Trump.

Një postim në Twitter ku Presidenti Trump premtonte se protestat e së mërkurës do të ishin jashtë kontrollit, ushqeu “një muaj nxitjesh, strategjish dhe përqafimi të  dh u n ë s  kundër ligjvënësve,” arrin në përfundimin një grup kërkimor që analizon aktivitetin  e k s t r e m i s t  në internet. Në një raport të bërë publik të shtunën, SITE Intelligence Group paralajmëron se  s u l m i  ndaj Kapitolit u ka dhënë zemër  e k s t r e m i s t ë v e  që mbështesin zotin Trump.

“Pavarësisht se si evolon e gjithë kjo, ky është vetëm fillimi,” shkruante një përdorues i platformës dixhitale TheDonald, sipas raportit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews