Fokusi nga Kina te Turqia dhe ekonomia, SHBA: Do të ringjallim aleancën me BE-në

Must Read

Një nga prioritetet e SHBA-së nën drejtimin e ri të Joe Biden është edhe ringjallja e marrëdhënieve me BE-në pas tensioneve të krijuara nga Donald Trump.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan diskutoi marrëdhëniet SHBA-Bashkim Evropian me shefin e Kabinetit të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Bjoern Seibert.

Shtëpia e Bardhë njoftoi detajet e telefonatës mes Sullivan dhe Seibert. “Sullivan shprehu angazhimin e administratës së Joe Biden për ringjalljen e aleancës transatlantike” thuhet në deklaratë.

“Seibert me Sullivan diskutuan mbi kursin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis SHBA dhe BE, bashkëpunimin dhe luftën kundër koronavirusit, Kinën dhe Turqinë” thuhet në deklaratë./ db/Abcnews.al

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img
Latest News

100 $ një pako kafe, çfarë po ndodh në Korenë e Veriut?

Nga Joshua Berlinger & ;Paula Hancocks “CNN” Kim Jong Un tani ka probleme më të mëdha se sa Shtetet e Bashkuara....
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img