Ballina Shëndeti Koronavirusi Gjermania: Frenojmë pandeminë në fund të vitit. Franca pritet të shpallë masa...

Gjermania: Frenojmë pandeminë në fund të vitit. Franca pritet të shpallë masa të reja

Gjermania do të frenojë pandeminë e Covid-19 nga fundi i vitit 2021, por varianti i ri më i transmetueshëm i koronavirusit rrezikon të përkeqësojë situatën. Këtë e tha kreu i Institutit të Shëndetit Publik në vend, Lothar Viler.

Vendi ka regjistruar deri më tani 16 raste me variantin e zbuluar fillimisht të Britaninë e Madhe dhe 4 me atë të evidentuar në Afrikën e Jugut. Të gjithë të infektuarit kishin udhëtuar jashtë vendit.

“Mos udhëtoni nëse nuk është e nevojshme. Mund të keni dëgjuar për variantet e reja të virusit, e të gjitha rastet kanë të bëjnë me të ardhur nga jashtë”.

Kabineti gjerman miratoi të mërkurën kontrolle më strike ndaj personave që hyjnë në vend pas shtrëngimit të kufizimeve javën e kaluar dhe zgjatjes së izolimit kombëtar deri në fund të janarit. Të enjten u raportuan mbi 25 mijë raste të reja dhe më shume se 1200 viktima nga koronavirusi.

Autoritet franceze pritet të shpallin ashpërsim të masave, dhe skenari më i mundur është vendosja e një shtetrrethimi kombëtar nga ora 6 e pasdites. Mundësia e një bllokimi të tretë nuk është ende në tryezë për momentin, edhe pse numri i infektimeve të reja është mesatarisht 18 mijë në ditë. Të mërkurën pati mbi 23 mijë raste dhe 229 viktima.

Turqia nisi aplikimin e vaksinës e kinezes Sinovac te punonjësit e shëndetësisë, për frenimin e pandemisë që ka shkaktuar mbi 23 mijë viktima në vend. Pas punonjësve të shëndetësisë do të vaksinohen personat mbi moshën 65-vjeçare të ndjekura nga ata mbi 50 vjeç me sëmundje kronike.

Në Britaninë e Madhe, vaksina po injektohet tani edhe nëpër farmaci për t’i dhënë hov fushatës së imunizimit.

Ndërkaq Vatikani konfirmoi se Papa Françesku dhe paraardhësi i tij Benedikti kishin marrë dozën e parë të vaksinës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews