Ballina Sport Kryeministri i Japonisë: Olimpiada “Tokio 2020” nuk do të shtyhet më

Kryeministri i Japonisë: Olimpiada “Tokio 2020” nuk do të shtyhet më

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, të shtyra nga viti i shkuar, do të mbahen këtë verë, pavarësisht shqetësimeve për COVID-19, ka thënë kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga.

Olimpiket pritet të nisin më 23 korrik, ndërsa do të pasohen nga Lojërat Paralimpike një muaj më vonë, nga 24 gushti.

Edhe pse së fundmi është regjistruar rritje e rasteve me koronavirus në Japoni, Suga është zotuar se “ “Lojërat do të mbahen këtë verë” dhe “do të jenë të sigurta”.

Sipas shifrave të Universitetit “Johns Hopkins”, Japonia ka regjistruar rreth 240 mijë raste me koronavirus dhe më shumë se 3 mijë e 300 viktima gjatë pandemisë COVID-19. Kostoja për Lojërat është rritur për 2.8 miliardë dollarë, për shkak të masave të nevojshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews