Ballina Shëndeti Koronavirusi Me ndihmën e mbesës, 105-vjeçarja fiton betejën me Covid-19 dhe hap “Facebook”

Me ndihmën e mbesës, 105-vjeçarja fiton betejën me Covid-19 dhe hap “Facebook”

Një italiane 105-vjeçare, është një ndër gratë më të moshuara në Europë që ka fituar betejën me Covid-19.

E moshuara e cilia i mbijetoi dy luftërave dhe tre pandemive, gëzon shëndet të plotë falë ndihmës së mbesës së saj mjeke.

Maria Guzzardella ka 4 fëmijë, 10 nipër, mbesa e stërmbesa dhe arriti të mposhtë koronavirusin.

“Papritmas gjyshja nuk u ngrit nga shtrati, ajo ishte plotësisht katatonike, madje as nuk më njohu”, u shpreh mbesa e saj Simona, me profesion mjeke.

E moshuara i ka mbijetuar dy luftërave dhe tre pandemive, ndërkohë tashmë ka faqen e saj në Facebook dhe shpesh herë luan me lojërat në kompjuter. l.k/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews