Ballina Aktualitet Lajme Mesazhi i fundit i Melania Trump (VIDEO)

Mesazhi i fundit i Melania Trump (VIDEO)

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, përcolli mesazhin e saj të lamtumirës, pak para se në Shtëpinë e Bardhë të hyrë pasuesi i burrit të saj.

Ajo tha se pjesa më e madhe e jetës së saj ishte të qenit “Zonjë e Parë”.

“Unë jam frymëzuar nga shumë amerikanë në të gjithë vendin tonë, të cilët e kanë rritur këtë komunitet përmes finesës, guximit, mirësisë dhe mëshirës,” tha ajo.

Katër vitet e fundit kanë qenë të paharrueshme, tha gruaja me origjinë nga Ballkani, Sllovenia.

“Ndërsa Donald dhe unë përfundojmë kohën në Shtëpinë e Bardhë, do të mbëten në zemrën time të gjithë ata njerëz me historitë e tyre të pabesueshme të dashurisë, patriotizmit dhe vendosmërisë.

Unë shoh fytyrat e ushtarëve të rinj të guximshëm të cilët me krenari më thanë në sytë e tyre se sa u pëlqen t’i shërbejnë këtij vendi.

Për çdo anëtar të shërbimit dhe për familjet tona mahnitëse ushtarake: Ju jeni heronj dhe gjithmonë do të jeni në mendimet dhe lutjet e mia”, theksoi Melania.

Zonja e Parë falënderoi të gjithë infermierët, mjekët, punëtorët shëndetësorë, punëtorët e prodhimit, shoferët e kamionëve dhe shumë të tjerë që po punojnë për të shpëtuar jetë, dhe shtoi se ata po vajtojnë për familjet që humbën të dashurit e tyre për shkak të pandemisë COVID.

“Jini të apasionuar në gjithçka që bëni, por gjithmonë mbani në mend se dhuna nuk është kurrë përgjigjja dhe nuk do të justifikohet kurrë.

Kur erdha në Shtëpinë e Bardhë, mendova për përgjegjësinë që ndjeja gjithmonë si nënë për të inkurajuar, dhënë forcë dhe për të mësuar vlerat e mirësisë.

Eshtë detyra jonë si të rritur dhe prindër të sigurojmë që fëmijët të kenë mundësitë më të mira për një jetë të përmbushur dhe të shëndetshme,” tha ajo.

@tn.lajmelokale
@tetovanews