Ballina Aktualitet Mjeku Arjan Harxhi u dërgua me urgjencë në Turqi, flet kolegu i...

Mjeku Arjan Harxhi u dërgua me urgjencë në Turqi, flet kolegu i tij: Gjendja u përkeqësua pas 2 javësh

Pas dy javësh i cili ishte infektuar nga COVID-19, mjeku Arjan Harxhi është dërguar ditën e djeshme për kurim në Turqi pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Mjeku Gent Stroni ka dhënë detaje në lidhje mbi gjendjen shëndetësore të mjekut Harxhi.

Sipas tij gjendja e mjekut Harxhi gjatë këtyre dy javësh ka qenë e qetë, por arsyeja që ai u përkeqësua ishte sepse nuk e kishte kaluar pjesën që mjekët e cilësojnë më të rrezikshme dhe më pas u pa që kishte zona të mushkërisë të prekjes së vjetër.

“Një rast i keqësimit të gjendjes pasi kanë kaluar pjesa që ne e cilësojmë më të rrezikshme është dhe mjeku Arjan Harxhi.

Harxhi kishte rreth dy javë që ishte i infektuar dhe ndodhej në gjendje të qetë shëndetësore dhe më pas u pa që kishte zona të mushkërisë të prekjes së vjetër, i cili po merr një mjekim nga fillimi. Ky është një virus i pabesë”, tha mjeku Stroni, për ABC News.

@tn.lajmelokale
@tetovanews