Ballina Bota Momenti kur Senati pezullon debatin për shkak të P R O T...

Momenti kur Senati pezullon debatin për shkak të P R O T E S T U E S V E (VIDEO)

Ndërsa mbështetësit e Trump hynë në kompleksin e Kapitolit në SHBA, politikanët ndaluan debatin brenda.

Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e  t e n s i o n u a r, ndërkohë që  p r o t e s t u e s i t  u  p ë r p l a s ë n  me  p o l i c i n ë që ruajnë ndërtesën.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, disa njerëz  g o d i t n i n  me grushta dyert e sallës kryesore ku zhvillohen senacat e Kongresit në përpjekje për të hyrë brenda.

Ligjvënësit ndërprenë seancat që hapën pasdite për çertifikimin e votave elektorale dhe që po zgjaten për shkak të kundërshtimeve të disa ligjvënësve republikanë.

Njoftohet se  p r o t e s t u e s i t  janë përhapur kudo në ndërtesën e Kapitolit. P o l i c i a  po i shoqëron anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye  s i g u r i e.

Njoftohet gjithashtu se Nënpresidenti Mike Pence është shoqëruar për në një vend të sigurtë brenda Kapitolit.

Policia e Kapitolit u tha ligjvënësve në Dhomën e Përfaqësuesve të merrnin maskat e  g a z i t  që gjendeshin poshtë karrikeve të tyre dhe të përgatiteshin për t’i vendosur ato.

Video:

@tn.lajmelokale
@tetovanews