Ballina Aktualitet Prej ditësh i shtruar tek ”Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë piktori Mustafa Arapi...

Prej ditësh i shtruar tek ”Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë piktori Mustafa Arapi (Mesazhi prekës i vajzës)

Piktori Mustafa Arapi ka ndërruar jetë prej COVID-19 në moshën 70-vjeçare. Ai nuk e fitoi dot betejën me virusin pasi ishte shtruar prej ditësh në spital.

Lajmin e bën të ditur vajza e saj, Dorina e Arapi e cila zbulon se piktori ka vdekur në mesnatë dhe lë dhe një mesazh prekës për babain e saj të ndjerë.

Disa ditë më parë ajo zbuloi se Mustafa Arapi ishte shtruar tek spitali COVID-2 dhe i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministres Manastirliu që institucionet t’i kushtonin vëmendje babai të saj si një personalitet i lartë në kulturën shqiptare.

STATUSI NGA DORINA ARAPI

Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta
Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua.
Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë!
Të duam përjetësisht!

@tn.lajmelokale
@tetovanews