Ballina Aktualitet Profesori me koronavirus hidhet nga kati i 7-të i pallatit, shpëton (VIDEO)

Profesori me koronavirus hidhet nga kati i 7-të i pallatit, shpëton (VIDEO)

Pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Elbasan, Jakov Oga, është hedhur nga kati i 7-të i pallatit mbrëmjen që lamë pas.

Mësohet se arsyeja që e ka çuar 65-vjeçarin të marr këtë akt ka qenë infektimi me COVID-19. Gjendja e tij psikologjike ka qenë mjaft e rënduar, duke bërë që të tentoi vetëflijimin.

Ai ka rënë mbi çatinë e një ndërtese që ndodhet ngjitur me pallatin dhe ka arritur t’u shpëtoi plagëve të marra.

Aktualisht, pedagogu ndodhet në spital, për trajtim të specializuar.

Fillimisht policia ka dyshuar se kishin të bënin me një rast grabitje nisur nga zhurma, por më pas kanë zbuluar të vërtetën.

Raportohet se si pasojë ka përfunduar në tarracën e një lokali dhe kjo ka detyruar policinë dhe forcat e ndihmës mjekësore që të thyejnë xhamat e lokalit që funksiononte si fast-food, për të mbërritur të i plagosuri.

Lokali mësohet se është në pronësi të I. Zekthi.

Kujtojmë që rastet kur pacientët infektuar janë hedhur nga lartësi të spitaleve Covid dhe më pas kanë gjetur vdekjen janë të përsëritura në vendin tonë.

https://youtu.be/YTHRESp6eAs

https://youtu.be/EUnB2f0yz-A

@tn.lajmelokale
@tetovanews