Ballina Shëndeti Koronavirusi Rasti i parë në Korenë e Jugut, macja rezulton pozitive me Covid-19

Rasti i parë në Korenë e Jugut, macja rezulton pozitive me Covid-19

Koreja e Jugut ka raportuar rastin e saj të parë, kur një kafshë ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Sipas CNN, macja doli me Covid-19 më 21 janar. Teksa tre mace u testuan për sëmundjen pasi pronaret e tyre një nënë dhe vajza e saj rezultuan pozitive me virusin. Njëra prej maceve doli e infektuar.

Macja është ndarë nga macet e tjera për të parandaluar përhapjen brenda një strehe për kujdesin e kafshëve shtëpiake.

Ndërkohë nuk ka pasur raportime të kafshëve shtëpiake që mund të infektojnë njerëzit, por njësia e kujdesit po mbikëqyr macen e infektuar.l.k/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews