Ballina Bota SHBA / Zbrazet Shtëpia e Bardhë, Trump dhe stafi ngarkojnë ‘laçkat e...

SHBA / Zbrazet Shtëpia e Bardhë, Trump dhe stafi ngarkojnë ‘laçkat e plaçkat’ (VIDEO+FOTO)

Teksa po afrohet dita e inaugurimit të presidentit të ri në SHBA, ka nisur zbrazja e Shtëpisë së Bardhë nga stafi i vjetër.

Ndihmësit e presidentit Donald Trump dhe stafi u fotografuan teksa largojnë gjërat e tyre nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas Daily Mail, presidenti Donald Trump ka në plan që të fluturojë drejt Mar-a-Lago në ditën e inaugurimit të Biden.

Me shumë gjasë ai do të vazhdojë të jetojë atje pas presidencës.

Trump e kishte lënë të hapur mundësinë për të kandiduar në vitin 2024, por Senati mund të votojë kundër marrjes së çdo posti publik nga ana e tij.

@tn.lajmelokale
@tetovanews