Ballina Bota Stuhia e borës shkakton aksident me 130 makina në Japoni (VIDEO+FOTO)

Stuhia e borës shkakton aksident me 130 makina në Japoni (VIDEO+FOTO)

Një stuhi e madhe bore ka goditur Japoninë Veriore duke shkaktuar aksidente dhe bllokime në rrugë. Pamjet vijnë nga një autostrade me 130 makina të përfshira në aksident, duke i marrë jetën një personi dhe plagosjen e 17 të tjerëve. Stuhia mbuloi një pjesë të autostradës Tohoku Express të Miyagit ditën e sotme.

Rreth 200 njerëz janë prekur dhe ekipet e shpëtimit janë aktualisht në vendin e ngjarjes për t’i larguar.

Japonia është goditur nga stuhitë e mëdha të borës në javët e fundit me disa pjesë të vendit me dyfishin e reshjeve të pritshme. Ndërsa shërbimet hekurudhore janë pezulluar.

https://youtu.be/80wnXlHZZ04

Muajin e kaluar, reshjet e dendura të dëbrës lanë më shumë se 1.000 automjete të bllokuara në autostradën Kanetsu për dy ditë.

https://youtu.be/wPGP6VRwcFA

@tn.lajmelokale
@tetovanews