Ballina Bota Surprizon Erdogan, bën lëvizjen e papritur

Surprizon Erdogan, bën lëvizjen e papritur

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan la të kuptohej të premten se do të ishte i hapur për të zbutur tensionet me Greqinë fqinje, duke hedhur mundësinë e një takimi ballë për ballë me Kryeministrin grek, një qëndrim ky që vjen pas disa muajsh përplasjesh mbi burimet e energjisë në Mesdheun Lindor.

Erdogan i tha gazetarëve se pas lutjeve në Stamboll, ishte ‘pozitiv’ për të marrë në konsideratë një takim më kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, që tha se ky i fundit e kishte kërkuar.

Presidenti turk tha se ministrat e Jashtëm të dy vendeve ishin takuar dhe se bisedimet bilaterale vijojnë. “Kështu, ne thamë se mund të bëjmë hapin për bisedime mes përfaqësuesve tanë specialë dhe më pas mund të ndodhë edhe takimi mes meje dhe kryeministrit”.

Marrëdhëniet mes dy vendeve arritën pikë kulmore gjatë verës për shkak përplasjeve për kufijtë detare dhe të drejtat mbi energjinë, përplasje që për pak sa nuk përfunduan në luftë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews