Ballina Shëndeti Koronavirusi Tragjike/ Vdesin në një ditë nga COVID-19 nënë e bijë, në Librazhd

Tragjike/ Vdesin në një ditë nga COVID-19 nënë e bijë, në Librazhd

Kanë humbur jetën si pasojë Covid-19 nënë e bijë nga qyteti i Librazhdit, të identifikuara si Safete Leka 93 vjeç dhe Vera Hysa 71 vjeç.

Mamaja jetonte në shtëpi me vajzën e saj Verën dhe bashkëshortin e kësaj të fundit. Vera Hysa ka qënë specialiste në ish-bazën e Bujqësisë Librazhd.

Pas shenjave të Covidit është nisur nenjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, e shtruar dhe prej tre ditësh në intubim por nuk ka mundur të mbijetojë. Më parë ka ndërruar jetë mamaja e saj dhe pas 4 orësh ka ndërruar jetë dhe e bija. Para dy ditësh humbi jetën nga Covidi dhe një i ri 29 vjeçar nga Përrenjasi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews