Ballina Bota Trump largohet përfundimisht nga Shtëpia e Bardhë, niset drejt Floridas (PAMJET)

Trump largohet përfundimisht nga Shtëpia e Bardhë, niset drejt Floridas (PAMJET)

Presidenti Donald Trump paketoi valixhet e fundit për t’u larguar përfundimisht nga Shtëpia e Bardhë në Uashington ku qëndroi për 4 vjet.

Mediat amerikane kanë raportuar se Trump së bashku me zonjën e parë, Melania Trump do të fluturojnë për në Palm Beach, Florida para se Biden të betohet si presidenti i ri.

Trump është presidenti i parë në 150 vjet që nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit pasues.

Ndërkaq sot, presidenti i zgjedhur Joe Biden do të marr detyrën e presidentit të 46-të të ShBA’së në ceremoninë e inaugurimit.