Ballina Argëtim VIDEO/Të udhëtosh në këmbë nëpër Shqipëri, 25-vjeçari rrëfen aventurat e pazakonta

VIDEO/Të udhëtosh në këmbë nëpër Shqipëri, 25-vjeçari rrëfen aventurat e pazakonta

Juljan Lala është 25-vjeçari nga Borshi, që ka pasion udhëtimet. Ai ka udhëtuar në këmbë në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe ka vendosur që t’i dokumentojë ato përmes xhirimeve.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, Juli ka folur për aventurat e tij dhe përpjekjet e ndryshme që ka bërë qe të trasmetoheshin në televizone.

“Ishte janar dhe vendosa ta bëja në janar, 7 herë në javë. Po nuk bëhej 7 herë, unë nuk e dija se sa skam bërë shkollë për gazetari. I shkrova 75 stacioneve shqiptare dhe i thash po bëj këto udhëtimet, e trasmetonin, pranuan vetëm disa, pasi ato ishin gjëra reale, aty mund të ishte gjyshja juaj”.

Më tej, ai tregoi: “Unë kisha një çadër kampingu me vete dhe një si punë çarçafi me vete, e lidh nga pema në pemë dhe aty kam fjetur.

Kam takuar njerëz të vërtetë, që jetojnë në fshat. Mbase kanë vuajtje në jetën e tyre, kanë një televizor. Krizë ekonomike? Ata prap aty ku janë ndodhen, dalin në toka”./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews