Ballina Koronavirusi A mund ta shërojnë antibiotikët koronavirusin?! Ja përgjigjja që jepet nga SHBA

A mund ta shërojnë antibiotikët koronavirusin?! Ja përgjigjja që jepet nga SHBA

Edhe pse ju mund të keni lexuar dhe dëgjuar versione të ndryshme, përgjigja e saktë është jo. Administrata e ushqimeve dhe ilaçeve në SHBA (FDA) është shprehur se antibiotikët nuk veprojnë kundër viruseve, ato funksionojnë vetëm kundër infeksioneve bakteriale.

Antibiotikët nuk parandalojnë dhe as nuk trajtojnë COVID-19, sepse COVID-19 shkaktohet nga një virus, jo nga bakteret. Disa pacientë me COVID-19 mund të zhvillojnë gjithashtu infeksione bakteriale, siç është pneumonia. Në atë rast, një profesionist i kujdesit shëndetësor mund ta trajtojë infeksionin bakterial të pacientit me një antibiotik.

Por pse është kaq e vështirë të krijosh një ilaç për sëmundjet virale? Një ilaç kundër sëmundjeve të shkaktuara nga viruset (sëmundjeve virale) duhet të jetë në gjendje të targetojë atë pjesë të virusit që atij i shërben për t’u riprodhuar. Përveç kësaj, një ilaç antiviral duhet të jetë në gjendje të vrasë një virus pa vrarë qelizën njerëzore të cilën e ka kapur virusi.

Mbi të gjitha viruset janë shumë adaptive. Për shkak se ato riprodhohen shumë shpejt, ata kanë mundësi të ndryshojnë informacionin e tyre gjenetik në çdo brez të ri, duke zhvilluar potencialisht rezistencë ndaj çfarëdolloj barnash apo vaksinash që ne zhvillojmë.