Ballina Bota Angela Merkel: Vaksinat do t’u ofrohen të gjithë qytetarëve në Gjermani, deri...

Angela Merkel: Vaksinat do t’u ofrohen të gjithë qytetarëve në Gjermani, deri më 21 shtator (VIDEO)

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se të gjithë personave që jetojnë në Gjermani do t’u ofrohet vaksina kundër koronavirusit deri më 21 shtator.

Duke folur në një konferencë shtypi pas një takimi virtual me përfaqësuesit e ndërmarrjeve farmaceutike dhe kryeministrat e shteteve gjermane, Merkel tha se vaksina do të duhet të jetë në dispozicion për 73 milionë të rritur.

“Ekziston një strategji kombëtare e vaksinimit, kjo strategji tani do të përfshijë gjithashtu një plan kombëtar të vaksinimit. ”tha Merkel.

Duke folur në të njëjtën konferencë për shtyp, kryebashkiaku i Hamburgut Peter Tschentscher paralajmëroi se situata e vaksinimit do të mbetet problematike në tremujorin e parë të vitit.

https://youtu.be/52P7Cgd8eZY

@tn.lajmelokale
@tetovanews