Ballina Bota Franca rrit kufizimet e hyrjes nga kufiri gjerman

Franca rrit kufizimet e hyrjes nga kufiri gjerman

Franca ka vendosur të shtrëngojë rregulloret e hyrjes në rrethin lindor të Moselës, i cili kufizohet me Gjermaninë, për shkak të niveleve alarmante të infeksionit me koronavirus.

”Nga 1 marsi, udhëtarët ndërkufitarë që nuk udhëtojnë për punë do të duhet të paraqesin një test negativ PCR pas mbërritjes, i cili nuk është më i vjetër se 72 orë”, theksoi qeveria franceze në një deklaratë.

Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran dhe Clement Beaune, sekretari i Shtetit Francez për Çështjet Europiane, thanë se konsultime të ngushta janë zhvilluar me palën gjermane ditët e fundit.

“Në të dy anët e kufirit, ne ndajmë qëllimin e ruajtjes së lirisë së lëvizjes dhe lejimin e punëtorëve ndërkufitarë të kryejnë veprimtaritë e tyre profesionale”, thanë ata në deklaratë.

Patrullat e përbashkëta nga policia franceze dhe gjermane tani mund të rriten në zonë për të monitoruar masat.

Deri tani, kërkesa për të paraqitur një test koronavirus zakonisht është kërkuar për hyrjen në Francë, por ka pasur një numër përjashtimesh.//ATSH

@tn.lajmelokale
@tetovanews