Ballina Shëndeti Koronavirusi Humbi betejën me COVID-19, ndahet nga jeta skenaristi i “The Simpsons”

Humbi betejën me COVID-19, ndahet nga jeta skenaristi i “The Simpsons”

Marc Wilmore, skenaristi dhe producent televiziv i njohur për punën e tij në “In Living Color”, “F Is for Family” dhe “The Simpsons,”, ndërroi jetë të shtunën pasi humbi betejën me Covid-19. Aktori u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare.

Wilmore vdiq në spitalin Pomona Valley Hospital në Kaliforni, rreth një javë pasi u zbulua se ishte me COVID, tregoi vëllai i tij, komediani Larry Wilmore.

Skenaristi kishte probleme me shëndetin prej disa kohësh për shkak të një transplanti veshkash që kishte bërë në vitet 1990.

Wilmore tha se në momentin kur vëllai i tij u infektua me COVID, imuniteti i tij ishte mjaft i dobët për shkak të ndërlikimeve nga transplanti.

@tn.lajmelokale
@tetovanews