Ballina Kronika I riu shqiptar humb jetën nga COVID-19 pak minuta pasi kishte hyrë...

I riu shqiptar humb jetën nga COVID-19 pak minuta pasi kishte hyrë në intubim

Një i ri nga Vlora ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. Lajmin për humbjen e madhe e ka dhënë gazetari Enerik Mehmeti, i cili bën me dije se Fatjon Halitaj, ka ndërruar jetë vetëm pak pasi ka hyr në intubim.

Më tej ai shkruan se Halitaj ishte një prind dhe familjar shembullor i la fëmijët jetim.

Në këtë status të shoqëruar me foton e të ndjerit, gazetari kërkon të zbatohen të gjithë këshillat që garantojnë mbrojtjen, pasi kjo sëmundje nuk është lojë.

Statusi i plotë:

Një djalë i ri humbi jetën si pasojë e Covid-19. Fatjon Halitaj ishte ndër mekanikët më të mirë të qytetit të Vlorës dhe ndër njerëzit më pozitiv që kam njohur.

Për disa ditë me radhë luftoi ndaj sëmundjes së keqe ku ishte përmirësuar ndërsa pardje u përkeqësua menjëherë ku mjekët e futën menjëherë në intubim dhe brenda disa orësh vdiq. Fatjoni ,një prind dhe familjar shembullor i la fëmijët jetim .

Kjo sëmundje është e pabesë,k u stabiliteti shëndetësor mund të përkeqësohet menjëherë. Ngushëllime familjes dhe familjarëve për këtë humbje !

Kjo sëmundje nuk është një lojë, zbatojini këshillat për tu mbrojtur!

@tn.lajmelokale
@tetovanews