Ballina Shëndeti Koronavirusi Koronavirusi i merr jetën 15-vjeçares

Koronavirusi i merr jetën 15-vjeçares

Koronavirusi i ka marrë jetën një 15-vjeçareje në Greqi, duke shënuar një nga viktimat me moshë më të re në vend, si pasojë e sëmundjes.

Mediat greke raportojnë se vajza  v d i q  mëngjesin e sotëm në një spital në Thebes, Greqinë qendrore. 15-vjeçarja dha sot frymën e fundit, ndërsa ishte e shtruar në spital prej ditësh.

Sipas informacioneve, vajza e re kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Gjithashtu mediat greke bëjnë me dije se në të njëjtën kohë, edhe nëna e vajzës së re e infektuar me koronavirus po trajtohet në spitalin “Evangelismos” .

@tn.lajmelokale
@tetovanews