Ballina Aktualitet Merret vendimi në Shqipëri, nga sot nis kufizimi i lëvizjes në orën...

Merret vendimi në Shqipëri, nga sot nis kufizimi i lëvizjes në orën 20:00

Duke filluar nga dita e mërkurë në Shqipëri do të hyjë në fuqi masa e kufizimit të lëvizjes në orën 20:00.

Burime bëjnë me dije se ditën e mërkurë Komiteti Teknik i Ekspertëve do të jap lajmin e ndryshimit të orës policore nga ora 22:00 në 20:00.

Shtrëngimi i masave vjen si rezultat i rritjes së ndjeshme të të infektuarve ditët e fundit, ku janë raportuar në mbi 1000 të infektuar për 24 orë.

Ditën e sotme Shqipëria regjistroi numrin më të lartë të rasteve të reja me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.

Bëhet fjalë për 1239 raste të reja në 24 orët e fundit, shifër kjo më e larta deri sot. Ndërkohë, shqetësuese mbete situata në lidhje me numrin e vdekjeve, teksa Ministria e Shëndetësisë njofton se janë plot 16 viktima në 24 orët e fundit.

Bëhet me dije gjithashtu se aktualisht në 4 spitalet Covid-19, po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews