Ballina Bota NYT: E pathëna për Donald Trump, kur u infektua me COVID

NYT: E pathëna për Donald Trump, kur u infektua me COVID

Kur ish-presidenti amerikan Donald Trump u shtrua në spital për koronavirusin në tetor, ai ishte më i sëmurë nga sa raportohej, niveli i oksigjenit në gjak i ra dhe zyrtarët kishin frikë se ai ishte në prag të vendosjes në respirator, shkruan The New York Times, referuar burimeve pa emër.

Sipas katër personave të njohur me gjendjen e tij, Trump në një moment kishte nivele të ulëta të oksigjenit në gjakun e tij dhe problemet e mushkërive në lidhje me pneumoninë e shkaktuar nga Corona, sipas të përditshmes amerikane.

Prognoza e tij u bë aq shqetësuese para se të merrej në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed, sa që zyrtarët besuan se ai do të duhej të vihej në një aparat respirator, thanë për NYT dy njerëz të njohur me gjendjen e tij.

Probleme me frymëmarrjen dhe temperaturën

Më herët, u raportua se Trump kishte probleme me frymëmarrjen dhe temperaturën më 2 tetor, ditën kur u dërgua në spital, dhe llojet e trajtimit që mori ai treguan se gjendja e tij ishte e rëndë.

Sidoqoftë, ai u largua nga spitali pas tre ditësh gjatë së cilës në një moment organizoi një udhëtim të shkurtër me SUV-në e tij të blinduar për t’iu drejtuar një grupi mbështetësish përpara ndërtesës.

Një person tjetër afër ish-presidentit mohoi që ai ishte i sëmurë rëndë, duke përsëritur komentet e vetë Trump pasi u shërua, shkruan New York Times.

@tn.lajmelokale
@tetovanews