Ballina Bota Përmbytje masive në Indonezi, shpërngulen mijëra banorë (VIDEO)

Përmbytje masive në Indonezi, shpërngulen mijëra banorë (VIDEO)

Të paktën 1380 njerëz janë evakuuar si pasojë e përmbytjeve massive në Xhakarta, kryeqytetin e Indonezisë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se kreu i Agjencisë së Katastrofave në Xhakartë, Sabdo Kurnianto në një deklaratë është shprheur se reshjet e mëdha të shiut që kanë vazhduar që prej natës së kaluar, shkaktuan përmbytje në Xhakartën Jugore dhe disa pjesë të Xhakartës Lindore.

https://youtu.be/lAg0A1LJ9OY

Ndër të tjera ai është shprehur se 1380 janë dëmtuar nga përmbytjet dhe se përpjekjet për ofrimin e ndihmës janë duke vazhduar.

Ndërkohë, Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës paralajmëroi reshje të mëdha shiu deri nesër në qytetet Xhakarta, Bogor, Bekasi, Tangerang dhe Depok.

https://youtu.be/Pw-TXeGLI70

Në Indonezi, që gjendet në brezin ekuatorial, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës janë të shpeshta, veçanërisht për shkak të reshjeve në periudhën tetor-prill./abcnews.al

https://youtu.be/EQ8hMx3bTd8

@tn.lajmelokale
@tetovanews