Ballina Bota Pse u bë një mace kryelajm i së shtunës në mediat iraniane

Pse u bë një mace kryelajm i së shtunës në mediat iraniane

Një zjarr i madh të shtunën në mbrëmje në një termocentral në Iranin jugor u shkaktua nga një mace, sipas raporteve të mediave lokale.

Gjatë natës të shtunën, macja hyri në termocentralin në ishullin Kharg dhe depërtoi në dhomë me panelin.

Ajo shkaktoi një qark të shkurtër dhe ndezjen e kabllove, të cilat shpejt u kthyen në një zjarr të madh, sipas raporteve nga burimet lokale.

Zjarrfikësit arritën të shuanin zjarrin, por u desh të mbyllnin termocentralin për disa orë gjatë së cilës deri në 10,000 banorë të ishullit të Gjirit ishin pa energji elektrike.

Mace fatkeqësisht ndërroi jetë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews