Ballina Top Lajm Shifër e lartë të infektuarish me COVID në 24 orët e fundit,...

Shifër e lartë të infektuarish me COVID në 24 orët e fundit, humbin jetën 14 qytetarë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 1105 raste të reja me COVID nga 4092 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 14 qytetarë të infektuar konkretisht mjeku pneumolog nga Përmeti 73 vjeç, 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha,  1 qytetar nga Mirditë, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Vlora, të moshave 52 -91 vjeç.

Janë shëruar 746 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 54,362 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 492 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 19 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 399 raste në Tiranë, 113 raste në Vlorë, 82 raste në Sarandë, 73 raste në Fier, 42 raste në Krujë, 36 raste në Elbasan, 31 raste në Lezhë, 28 raste Mallakastër, 27 raste Lushnje, 26 raste në Kuçovë, 22 raste në Berat, 20 raste në Kurbin, 16 raste në Peqin, 15 raste në Durrës, 14 raste në Kukës, 13 raste në Mat, Dibër, 12 raste në Gjirokastër, 11 raste në Kavajë, 10 raste në Kolonjë, 9 raste në Shkodër, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Korçë, Has, 6 raste në Kamëz, Pogradec, 5 raste në Bulqize dhe Skrapar, 4 raste në Devoll, Librazhd, Delvinë, Ura Vajgurore, Patos, 3 raste në Tepelenë, 2 raste në Mirditë, Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, Finiq, Maliq, Libohovë, 1 rast në Divjake, Fushe Arrez, Selenicë, Belsh, Roskovec, Klos, Cërrik, Konispol.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID”, apelon MSH.

COVID-19 – Statistika ( 11 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       1105

Të shëruar në 24 orë     746

Të shtruar në spitale     492

Humbje jete në 24 orë   14

Testime ditore               4092

Testime totale          402,417

Raste pozitive           88,776

Raste të shëruara     54,362

Raste Aktive              33,897

Humbje jete                1,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   19734

Fier        2938

Durrës  1701

Elbasan  1483

Shkodër  1528

Vlorë   1801

Lezhë    1127

Korçë    1065

Berat  939

Gjirokastër 734

Kukës    483

Dibër     364

/mv.abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews