Ballina Bota Sonda e NASA-s bën ulje historike në Mars (VIDEO)

Sonda e NASA-s bën ulje historike në Mars (VIDEO)

Shtatë muaj pasi u lëshua në hapësirë, sonda e NASA-s zbriti sonte në sipërfaqen e Marsit. Misioni që ka kushtuar më shumë se miliardë euro në Planetin e Kuq nisi në korrik 2020 dhe sonda pritet preku kraterin Jezero rreth orës 22.oo.

Kontrolluesit në Laboratorin e Jet Propulsionit të NASA-s në Pasadena, California, pritën për 11 minuta e gjysmë për një sinjal që konfirmoi uljen e suksesshme. Ky sinjal transmetohet në Tokë nga një prej anijeve kozmike të Agjencisë Evropiane të Hapësirës.

NASA shpreson që sonda Perseverance do të zbulojë shenja të lashta jete dhe të mbledhë disa kampione shkëmbinjsh e t’i kthejë në Tokë. Po ashtu, sonda do të studiojë klimën e planetit.

Ulja e mjetit me gjashtë rrota do të shënojë vizitën e tretë në Mars në pak më shumë se një javë. Dy anije kozmike nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina kaluan në orbitë rreth planetit në ditë të njëpasnjëshme javën e kaluar. sb/abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews