Ballina Sport T R O N D I T J E në Argjentinë, FUTBOLLISTI...

T R O N D I T J E në Argjentinë, FUTBOLLISTI i njohur kryen V E T Ë V R A S J E

T r o n d i t j a  dhe trishtimi mbizotëron në futbollin e Argjentinës dhe Amerikës së Jugut, pas lajmit se Santiago Garcia kreu  v e t ë v r a s j e  në moshën 30 vjeçare.

S u l m u e s i  uruguajan, anëtar kryesor i Godoy Cruz për pesë vjet, por jashtë ekipit që nga fundi i vitit 2020, u gjet i  v d e k u r  në shtëpinë e tij në Mendoza dhe autoritetet vendosën se ishte një  v e t ë v r a s j e. Kohët e fundit ai ka marrë trajtim  p s i k i a t r i k, duke patur një “b e t e j ë” me  d e p r e s i o n i n.

Me 17 gola në 26 paraqitje në sezonin 2017/18, ai ishte një nga sulmuesit më të aftë në Primera Division në Argjentinë, pasi kishte luajtur më parë për Nacional Modevideo, Atletico Paranaense dhe Casimpasa, ndërsa me 51 gola në 5 vitet e tij në Godoy ishte golashënuesi më i mirë në historinë e ekipit në kategorinë e parë.

Në fakt, siç zbulon “TyC Sports”, ai kishte propozime nga tre ekipe të ndryshme për të vazhduar karrierën e tij, përkatësisht nga Velez Sarsfield, Gymnasia La Plata dhe Estudiantes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews