Ballina Bota Turqia raporton mbi 7.500 raste të reja me COVID-19

Turqia raporton mbi 7.500 raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 7.590 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 660 pacientë simptomatikë, dhe 94 vdekje të tjera.

Numri i përgjithshëm i rasteve tani ka kaluar shifrën 2,56 milionë, kurse numri i të vdekurve ka arritur në 27.187, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 7.811 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në mbi 2,45 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 1.256, treguan shifrat e fundit.

Mbi 31,15 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 130.313 gjatë ditës së kaluar.

Më 14 janar, Turqia nisi një fushatë masive vaksinimi kundër COVID-19 duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Turqia ka zbatuar kufizim të lëvizjes për të frenuar përhapjen e virusit.//AA

@tn.lajmelokale
@tetovanews