Ballina Bota Ursula Von der Leyen: Pse Rusia po ofron miliona vaksina kur s’i...

Ursula Von der Leyen: Pse Rusia po ofron miliona vaksina kur s’i dalin për vete?

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të mërkurën se ajo do të donte një përgjigje se pse Rusia po ofron miliona doza të vaksinës së saj Sputnik V, kur nuk ka as sa për të vaksinuar popullatën e saj.

“Ne pyesim veten pse Rusia po ofron teorikisht miliona doza të vaksinave dhe nuk po bën përparim të shpejtë në vaksinimin e popullsisë së saj,” tha Von der Leyen në një konferencë shtypi.

“Kjo pyetje kërkon një përgjigje,” tha ajo.

Ajo shtoi se Rusia nuk ka kërkuar miratim nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) deri më tani.

“Nëse e bëjnë këtë, ata duhet të paraqesin të gjitha të dhënat dhe t’i nënshtrohen kontrollit si të tjerët.

Përveç kësaj, prodhimi nuk ndodh në BE dhe kjo është arsyeja pse duhet të kryhet një inspektim në terren, sepse ne duhet të kemi standarde të qëndrueshme të prodhimit,” tha Presidenti i Komisionit.

A duhet që shtetet të presin miratimin e EMA-s?

Komisioneri i Shëndetësisë Stela Kiriakides shmangu përgjigjen e pyetjes së një gazetari direkt nëse vendet anëtare që synojnë të sigurojnë vaksinën ruse duhet të presin miratimin e EMA.

“Deri më tani, as vaksina ruse dhe as ajo kineze nuk kanë marrë një kërkesë për miratim. Në mënyrë që të jenë në gjendje të vlerësojnë efektivitetin e këtyre vaksinave, ato duhet të kalojnë një vlerësim të pavarur shkencor nga EMA,” tha Kiriakides.

Ajo shtoi se ato shtete anëtare që zgjedhin vaksinat ruse dhe kineze e bëjnë këtë me rrezikun e tyre.

“Procesi i miratimit të përdorimit të vaksinave në tregun evropian përfshin gjithashtu ‘vigjilencë farmakologjike’, e cila është shumë e rëndësishme. Pasi vaksina të miratohet nga EMA, atëherë industria dhe EMA duhet të monitorojnë të gjitha rastet e ndonjë vështirësie ose efekti anësor. Nuk ka një ‘vigjilencë farmakologjike’ të tillë kur shtetet anëtare përdorin vaksina pa miratimin e EMA,” tha Kiriakides.

@tn.lajmelokale
@tetovanews