Ballina Shëndeti Koronavirusi Varianti britanik i koronavirusit i merr jetën shqiptarit në Londër

Varianti britanik i koronavirusit i merr jetën shqiptarit në Londër

Një emigrant shqiptar në Londër ka humbur jetën pas ri-infektimit nga koronavirusi.

Viktima është 48-vjeçari Kujtim Kadiu nga Burreli, i cili vetëm 8 ditë më parë kishte humbur të atin për shkak të virusit.

Kadiu mësohet se u varros në Londër të mërkurën ku edhe banonte. Ai kishte rënë në kontakt për herë të parë me virusin 3 muaj më parë, ku edhe ia kishte dalë me sukses.

Por së fundi ai u ri-infektua me mutacionin e ri britanik të koronavirusit dhe e humbi jetën vetëm tre ditë pas ri-infektimit.

I ati i vdiq 8 ditë më parë nga virusi në qytetin e Burrelit dhe nuk mundi të vinte në varrim për shkak të karantinës së rreptë angleze.

@tn.lajmelokale
@tetovanews