Ballina Sport Zidane: Duam titullin dhe Champions League, garë deri në frymën e fundit

Zidane: Duam titullin dhe Champions League, garë deri në frymën e fundit

Valladolid nesër dhe Atalanta të mërkurën. Realin e presin dy transferta delikate këto ditë, teksa Zinedine Zidane karikon ekipin e tij në prononcimin e fundit, duke theksuar se djemtë e tij besojnë akoma te titulli kampion.

“Janë edhe 45 pikë në lojë dhe ne duhet të mendojmë vetëm për ndeshjet tona, pa e pasur mendjen tek Atletico Madrid apo skuadrat e tjera. Jemi në garë për fitimin e titullit dhe Champions League. Do të luftojmë deri në vdekje për këto objektiva.

Duhet të jemi çdo ditë shumë të motivuar dhe t’i marrim ndeshje një nga një. Atalanta? Nuk e mbaj mendjen fare aty. E dimë që na pret një ndeshje shumë delikate, por do të nisim ta përgatisim prej nesër në mbrëmje“, deklaroi Zidane. /abcnews.al

Artikulli paraprakMourinho: Jemi në dorën e lojtarëve, uroj të më zbardhin faqen të dielën
Artikulli tjetërStuhia e borës prek Lindjen e Mesme, zbardhet Libani, Jordania, Izraeli dhe Siria (VIDEO)